Studimi tronditës/ Bejtja: 1 milionë shqiptarë nuk kanë lexuar asnjë libër ... Gënjeshtër

Lajmi se 1 milionë shqiptarë nuk kanë lexuar asnjë libër, ishte vërtetë tronditës, pasi kjo tregon se e ardhmja e Shqipërisë bëhet edhe më e pasigurtë.

Analisti Andi Bejtja, e ka cilësuar këtë situatë mjaft të rëndë duke shtuar se nuk janë 1 milionë shqiptarë që nuk kanë lexuar, por shumë më shumë se aq, por që nga sikleti janë detyruar të gënjejnë.

Në një shkrim në rrjetet sociale, Bejtja, shkruan se kjo është alarmante, por që tregon realitetin shqiptar, ku qytetarët votojnë një kryeministër që nuk bën asnjë premtim.

Ja postimi i Bejtjes:

1 milione shqiptare nuk kane lexuar asnje liber.... Genjeshter

Pyetja qe i vinte me ne veshtiresi te ftuarit ne emisionin " Koalidim " ne IN TV, nuk ishte as pyetja mbi pasurine, as mbi aferat personale, por pyetja cili eshte libri fundit qe keni lexuar.....Konkluzioni se mbi 1 milione shqiptare nuk kane lexuar asnjehere asnje liber ka dale me pyetja te lira dhe me vullnet te lire te intervistiarit....e mendoni tani sa persona mund te kene genjyer nga sikleti....une them jane jo 1 milione, po rrezik 2 milione a me shume,....a I keni pare ca pasanike qe shkojne neper librari dhe nuk kerkojne tituj librash, po thjesht kopertina te bukura se i blejne librat per zbukurim... prandaj , kjo eshte Shqiperia qe meritojme, prandaj vriten njerzit per nje pule, per nje gervishtje makine, prandaj perplaset treni vetem qe kalon nje here ne dite me makinen, prandaj ke prenotuar pushime dhe kur shkon te thote pronari hotelit e zura se me erdhi nje tjeter ne darke, prandaj dashuri platonike quan kur mer leke pasi ben seks, prandaj e voton nje Kryeminister kur te kerkon vetem timonin pa te bere asnje premtim tjeter...etj etj...etj ....Ndoshta ka ardhur koha qe leximi i dy apo tre librave ne vit te futet ne Kushtetute...Hajde hani mish dhe shkoni beni check up falas...