FOTO/ Enca rindez debatin me Noizyn, shikoni ç’thotë për këngën ‘Bow Down’

Janë zënë dhe pajtuar shumë herë publikisht, por ndarja e fundit mesa duket ishte definitive për këngëtaren Enca dhe grupin OTR. Tashmë ka kaluar pak kohë që nga sherri i tyre publik dhe mund të themi me siguri që rrugët e tyre nuk do të kryqëzohen më.

Me siguri e mbani mend që “molla e sherrit” u bë pikërisht shprehja “selfmade,” ku Enca e kundërshtonte me bindje faktin që Noizy i ka dhënë famë. Sipas këngëtares, ajo ishte e famshme përpara se të bashkohej me grupin.

Sido që të jetë, edhe pse marrëdhëniet e tyre nuk janë të mira, qetësia dhe mungesa e provokimeve publike na la të kuptojmë që edhe pse kanë mendime të ndryshme, ata të dy e respektojnë opinionin e secilit gjithsesi, dhe nuk u dëgjua më për ta.

Megjithatë një postim i Encës mbrëmë, i cili tashmë është fshirë, na la të kuptojmë që mos vallë Enca ka dëshirë të kthehet në kohë?