FOTO/ Britania shpall në kërkim një shqiptar të superrezikshëm. Emri

Zyrtarët nga Njësia e Ekstradimit të Mbretrisë së Bashkuar kanë shpallur në kërkim dhe po bëjnë thirrje për informacion për të gjetur një njeri të kërkuar në Shqipëri.

Granit Shehu, 34 vjeç, (datëlindja 14. 01. 1984) kërkohet në Shqipëri, i akuzuar për vrasje. Besohet se ai ishte përfshirë në një grindje më 16 shtator 2015, në të cilin me një armë zjarri qëlloi dhe vrau djalin e xhaxhit t tij.

Shehu përshkruhet si i bardhë, me flokë kafe të shkurtër.

Ai dihet se ka lidhje me Londrën, Eastbournein, Leedonin dhe Midlandsin Perëndimor.

Për shkak të natyrës së shkeljeve që Shehu kërkohet, Policia britanike apelon që publiku të mos i afrohet atij.

Çdokush që ka informacion mbi vendndodhjen e Shehut duhet të kontaktojë Njësinë e Ekstradimit të Metit në 0207 230 3191 ose të kontaktoni me Crimestoppers në mënyrë anonime në 0800 555 111.