Marina dhe Getoari në pritje të një fëmije? Ja prova që hedh dyshimin

Ka kaluar një vit që nga dasma e çiftit të njohur të showbizit shqiptar, Marina Vjollca dhe Getoar Selimi. Njësoj si në kohën kur ishin të lidhur, jeta e të dyve duket se është një muaj mjalti pa mbarim, nga plazhi në plazh, vetëm pushime!

Marina dhe Getoari u martuan vitin që shkoi me pak ditë diferencë nga këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe aktori Bes Kallaku, por ndryshe nga këta të fundit, nuk po shohim ende fëmijë në horizont!

Epo ndoshta ka ardhur koha edhe për çiftin e njohur. Ditën e djeshme, motra e saj e vogël Luana, ka postuar një boomerang në Instagram, dhe pikërisht te barku i Marinës ka vënë një zemër të madhe. A ka dashur të fshehë me emoji barkun e fryrë të Marinës? Nuk dihet me siguri, por dyshimet janë të forta.

Si për t’i shuar aludimet Marina ka publikuar në Instagram dje, pak minuta me vonë videos, një foto me barkun e zbuluar. Por nga kjo nuk gënjehemi sepse e dimë që ka programe për të të rregulluar fotot dhe e dimë që e përdor!