Aktori juaj i preferuar turk gëzon fansat,uron Bajramin në gjuhën shqipe!

Ai është një ndër aktorët më të dashur turk për publikun shqiptar.

Jo vetëm për faktin se pëlqehet shumë rolet e tij në seriale të ndryshme, por është edhe bashkëshort i aktores shqiptare, Almeda Abazit.

Ditën e sotme besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin dhe Tolgahan Sayisman i ka uruar të gjithë me një postim në Instastory.

Përveçse ka shkruar turqisht, ai i ka gëzuar fansat shqiptarë kur e ka uruar festën edhe në gjuhën shqipe.

"Gëzuar Bajramin"- ka shkruar Tolgahan në postim.