Refuzoi çmimet e 'kripura', pronari i hotelit rreh brutalisht turisten

Një studente britanike është rrahur me një shufër metalike pasi refuzoi të paguante më shumë për hotelin e saj të pushimeve në Kroaci.

Laura Denmar u la e gjakosur ndërsa të dashurin e saj e mbanin me shpatulla pas murit.

26-vjeçarja përfundoi në spital për trajtim urgjent pasi i thyen dorën.

Denmar udhëtoi së bashku me të dashurin në Kroaci muajin e kaluar.

Ajo rezervoi një hotel me një çmim prej 60 paund për një natë në një website për shkak të çmimeve të hoteleve në sezonin e pikut.

Por kur mbërritën në qytetin piktoresk të qytetit të vjetër, që gjendet në bregdetin dalmat, ata u dërguan menjëherë në një periferi të zymtë.

"Nuk kishim ku të qëndronim dhe kishim paguar tashmë, kështu që vendosëm të qëndronim,"-tha turistja."Ditën e fundit, një pastruese erdhi herët dhe na tha se duhej të iknim menjëherë ose do të paguanim më shumë para. I thashë asaj se ishte e paarsyeshme dhe nuk pranuam ti jepnim para. 

Më pas pastruesja u shpreh se do ta thërriste policinë nëse nuk largoheshim. Unë e dija se ajo çfarë po bënin ishte e paligjshme dhe i thashë që të të thërriste policinë. Në vend të kësaj, ajo thirri një njeri që mendojmë se ishte pronari. 

Ne vendosëm të dilnim nga atje sa më shpejt që të ishte e mundur, por pastruesja mbylli dyert kështu që ne nuk mund të largoheshim derisa pronari mbërriti e na dhunoi."