Dramatike, zbulohet VIDEO e re/ Ja pse shpërtheu zjarri në Greqi. Bien poshtë pretendimet e autoriteteve greke

Gazeta greke Ekathimerini ka publikuar sot disa pamje të reja dramatike të zjarrit të tmerrshëm që goditi Greqinë dhe që mori 96 jetë njerëzish në zonën e Atikës Lindore.

Pamjet I referohen shpërthimit të zjarrit në një ngastër toke në rajonin e Daou Pentelis.

Pamjet e mëposhtme , aktualisht janë në shqyrtim nga ekspertët e policies.

Zjarri besohet se është vendosur aksidentalisht nga një banor lokal i cili u përpoq të djegë dru dhe bar të thatë.

Flakët e parë, sipas kohës së videos, kanë shpërthyer në orën 4.41, pasditen e 23 korrikut.

Sic shihet në video, flakët dalin shumë shpejt jashtë kontrollit dhe ndihmohen nga erërat e forta që lëvizin drejt lindjes.

Ato arritën së pari në në vendpushimin e Neos Voutzas për të shkuar më pas në qytezën e Matit ku shkaktuan edhe tragjedinë që mori dhjetra jetë njerëzish.

Autoritet greke, ditët e para pas zjarrit, filluan të spekullojnë për zjarrëvënie të qëllimshme, por video e sotme dëshmon se me shumë gjasa zjarri ka qënë aksidental. SYRI.net