Përse hesht Rama për shkëmbimin e territoreve?

Idea e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës e Serbisë, e hedhur në treg nga Hashim Thaci, është me burim nga Serbia e cila synon të realizojë projektin e Serbisë së Madhe.  Këtë ide Aleksandër Vucic fillimisht e ka biseduar me Ramën nga i cili ka gjetur mirëkuptim të plotë. Madje Rama ka marrë përsipër që këtë projekt ta bisedojë edhe me Thacin duke premtuar se ai do ta pranojë por edhe nëse do të ketë ndonjë hezitim, ai do ta bindë.
 
Hashim Thaci i ndodhur në një vështirësi të madhe për të ardhmen e tij, ose më saktë i rrezikuar nga Gjykata Speciale por edhe i joshur nga projekti serb jo vetëm është mirëkuptuar me Ramën por i ka dhënë premtimin palës serbe se do ta mbështesë këtë projekt duke luftuar për ta vënë në jetë dhe duke qënë madje edhe nismëtar në publik i prezantimit të saj.  
 
Pala serbe, është përpjekur që këtë projekt ta paraqesë edhe tek partnerët e saj ndërkombëtarë për të marrë mbështetje politike. Vëndet e BE, vëcanërisht Gjermania, Franca, Britania e tjerë kanë qënë kategorisht kundër.
 
Prandaj pala serbe i është drejtuar amerikanëve. Më të sigurtë e kanë pasur mbështetjen nga Soros i cili ka vepruar përmes djalit të tij por edhe për të sponsorizuar think-tank serb CEAS për të hartuar një dokument “gjoja neutral” për të bërë të pranueshëm projektin e shkëmbimit të territoreve. Kjo mbështetje është siguruar ilegalisht duke u përpjekur të shmangin emrin e Soros që do të krijonte turbulence te administrate e re amerikane, prandaj babai ka përdorur djalin e tij Aleksandër Soros për të rakorduar veprimet dhe për të dërguar mesazhet sa në Tiranë, sa  në Beograd dhe sa në Prishtinë.
 
Nga ana tjetër, përmes lobistëve të mirëpaguar, pala serbe i është afruar ndonjë segmenti të administratës së re amerikane duke mos ja paraqitur të plotë propjektin e Serbisë së Madhe e vecanërisht rreziqet që mbart ky projekt për stabilitetin dhe sigurinë e të gjithë rajonit, duke arritur të sigurojnë prej tyre “mbështetjen” që “nëse bien dakord të dy palët ne do t’ju mbështesimin..”. Kjo është e gjithë mbështetja e siguruar nga administrata e re amerikane ndërkohë që në realizimin e këtij projekti do të implikohen edhe BiH, Maqedonia, Kroacia, Mali i Zi, dhe Shqipëria, e ndoshta më vonë edhe Bullgaria e Greqia, pra i gjithë rajoni, duke hedhur në erë stabiltetin e tij.
 
Po ashtu pala serbe përmes Ramës por edhe drejtëpërdrejtë ka joshur naivitetin e Frederica Mogherinit për ta pranuar dhe mbështetur këtë projekt duke i premtuar se ajo do të propozohet nga pala serbe si kandidate për Cmimin Nobel të Paqes nëse ky projekt do të jetë i suksesshëm. Kjo shpjegon edhe “dashurinë” e madhe të Mogherinit për sukseset dhe arritjet e Ramës, Vucic e të Thacit në qeverisjen e vëndeve të tyre.
 
Thaci ka premtuar se do ta plasë këtë projekt në shtator në takimin e tij me Vucic. Ky është premtimi i tij duke krijuar edhe alibinë se kjo gjë është “vendosur nga administrate e re amerikane”. Ndërkohë që kundërshtitë nga të gjithë faktorët e tjerë globalë kanë qënë të ashpra dhe të fuqishme.
 
Vetëm Rama ka heshtur gjatë të gjithë kësaj kohe duke luajtur tinëzisht ndërkohë që shumë politikane dhe intelektualë kosovarë kanë zbuluar rolin e tij të vertetë në këtë projekt.
 
Heshtja e Ramës ndonëse duket e cuditshme ka disa arsye:
 
Së pari, Rama e ndjen se po i rrëshqet toka nën këmbë dhe mësa kuptohet nga sjelljet e tij ndjen fundin e tij politik prandaj nuk dëshëron që këtij tërmeti ti shtojë edhe disa lëkundje që do ti vinin nga kjo cështje.
 
Së dyti Rama e ka kuptuar se marrëdhëniet me Merkel janë përkeqësuar dhe nëse do të dilte emri i tij edhe për këtë cështje për të cilën ajo është shprehur qartas kundër marrdhëniet do të acaroheshin dhe grupit të sulmit kundër do ti shtohej edhe Gjermania.
 
Së treti, Rama është porositur nga serbët që të jetë i rezervuar në fillim të kësaj cështjeje përderisa Thaci ka marrë përsipër të hapë lojën sepse aktivizimi i Ramës në këtë fazë do të dekonspironte rolin e Sorosit dhe mundet që kjo të vinte në pozita kundërshtuese administratën e re amerikane.
 
Sigurisht ka edhe arsye të tjera që do të bëhen publike më vonë. Media dhe opozita duhet ti kërkojnë Ramës të sqarojë pozicionin e tij në këtë cështje, jetike për Kosovën, për stabilitetin e rajonit por edhe për të ardhmen e Shqipërisë e të të gjithë shqiptarëve në rajon.