Nimaga largohet nga Skënderbeu, nënshkruan me klubin turk

Mesfushori i Skënderbeut Bakari Nimaga do të vijojë karrierën e tij në Turqi, pasi ka nënshkruar me klubin e ligës së dytë, Hatayspor.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi turk, në llogarinë zyrtare në Twitter, ndërsa shfaqet edhe fotoja e mesfushorit nga Mali, bashkë me presidentin e klubit, teksa bëhet prezantimi zyrtar.

Bakari Nimaga ishte që nga sezoni 2012-2013 pjesë e Skënderbeut, ku në Superiore ka zhvilluar plot 97 takime, dhe ka gjetur edhe 5 herë rrugën e rrjetës.

Mesfushori 23-vjeçar ka nënshkruar një kontratë një vjeçare me skuadrën turke, ndërsa ende nuk dihet formula e transferimit, nëse kemi të bëjmë me shitje përfundimtare, apo huazim.