Flamurtari blindon mbrojtjen, vijnë Alla dhe një rumun

Flamurtari ka kompletuar edhe qendrën e mbrojtjes, një repart ku trajneri Daja kishte kërkuar përforcime, qoftë për të rritur cilësinë, por edhe për të plotësuar numrat.

Kështu mbrëmjen e sotme janë prezantuar në ambientet e klubit kuqezi dy qendërmbrojtës, pogradecari Albi Alla dhe rumuni Cristian Sarghi.

I pari u largua paraditen e sotme nga Kukësi dhe menjëherë gjeti gjuhën e përbashkët me vlonjatët, ku edhe shkoi për t’u vënë nën urdhrat e Dajës.

Sa i përket rumunit, bëhet fjalë për një mbrojtës 32-vjeçar, që ka luajtur me disa skuadra në Rumani, së fundi me Gaz Metan dhe kishte arritur akordin prej ditësh me vlonjatët, por vetëm sot nënshkroi kontratën.