Greqia del nga programi i shpëtimit të Eurozonës, Centeno përgëzon popullin grek

Greqia e ka përfunduar me sukses, programin trevjeçar të shpëtimit të hartuar nga Eurozona për ta ndihmuar atë të përballonte pasojat e krizës së borxheve të saj, njofton BBC, përcjell Syri.net.

Për herë të parë në tetë vjet, Greqia tani është e lirë të huazojë para nga tregjet financiare.

Si kusht për kreditim, qeveria greke u detyrua të merrte një sërë masash shtrëngueshe të papëlqyeshme.

Ekonomia greke është rritur ngadalë vitet e fundit, por është ende 25% më e vogël sesa kur filloi kriza.

Së bashku me ndihmën nga FMN-ja, kreditë e dhëna Greqisë që nga viti 2010 llogariten të jenë më shumë se 250 miliardë euro, ndihma më e madhe në historinë globale të financës.

Mekanizmi Europian i Stabilitetit, ESM,  i siguroi vendit 61.9 miliardë euro gjatë tre vjetëve. Kjo mbështeti përpjekjet e qeverisë greke për të reformuar ekonominë e trazuar dhe për të rikapitalizuar bankat e saj.

ESM kishte gati edhe një tjetër paketë prej 27 miliardë dollarësh, por tha se ky shtet nuk kishte më nevojë ta merrte më atë.

“Greqia mund të qëndrojë me këmbët e saj”, tha kreu i Mekanizmit Europian të Stabilitetit, Mario Centeno. Ai falenderoi popullin grek për bashkëpunimin dhe tha se nuk kishte asnjë program të mëtejshëm shpëtimi, për herë të parë që nga vitit 2010/SYRI.NET