Vazhdojnë të shtënat me armë në dasma, 4 të arrestuar brenda një dite

Festimi i gezimeve familjare, me armë nuk ka të ndalur në Kosovë. Edhe pas apeleve të Policisë dhe organeve të rendit që të mos festohet me armë për shkak të rrezikut që mund të iu kanoset pjesëmarrësve në festë dhe personave të tjerë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm Brenda 24 orëve të kaluara ka arrestuar katër persona për shtëna me armë zjarri në ahengje familjare.  Një rast ka ndodhur në Kaçanik dy në Prizren dhe një në Vushtrri.

Me këtë rast janë konfiskuar një armë Ekol Special me një karikator me pesë fishek, një armë gjuetie, Cifsan CSP 555 , cal-12 , 28 fishekë , dhe dy gëzhojë, armen-pistolete Gap me një karikator me pese fishek, konfiskuar armen Ekol me një karikator me 12 fishek dhe pese gëzhoja.

Të gjithë të dyshuarit janë liruar në procedura të rregullta.