Digjet shtëpia në Memaliaj, zjarrëfikësit një orë me vonesë, komshinjtë shpëtojnë 80 vjeçaren

Pas shpërthimit të një bombole gazi ka marrë zjarr një shtëpi  në Memaliaj. Sipas burimeve policore ajo është djegur komplet.

Nuk dihen shkaqet që çuan në shpërthimin e bombolës së gazit por mendohet se nuk ka të lenduar në njerëz.

Në shtëpi jetonte e vetme Zylfije Ruci 80 vjec.

Zjarrefikesit e Tepelenes kane ardhur 1 ore me vonese duke gjetur te shkrumbuar shtepine nderkohe qe distanca mes Tepelenes dhe Memaliajt eshte 7 km. E moshuara ka shpetuar nga komshinte qe i jane gjendur prane.

Ngjarja ndodhur në lagjen numër 1 të Memaliajt.