Atentati me eksploziv në makinë, fierakut, ekspertiza tregon si arriti të mbesë gjallë

Del ekspertiza e atentatit me eksploziv në makinë që iu bë Ervin Memos në Fier më 21 prill 2018. Lënda plasëse ishte vendosur në kroskot, në anën e pasagjerit, duke shkaktuar vetëm plagosjen e Memos dhe shkatërrimin e makinës së tij. Aktivizimi i eksplozivit u bë me celular. Ishte vetëm distanca e vogël nga vendi i pasagjerit, që arriti t'i shpëtojë jetën Memos, ulur në timon dhe bëri që ai të dalë me këmbët e tij nga makina. Hetimi vazhdon.

38 vjeçari u fut në "Benz" rreth orës 22:55 të 21 prillit, në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Grecallisë", kur ndodhi shpërthimi. Ai u dërguar në spitalin Rajonal dhe mjekët deklaruan se ishte jashtë për jetën.