I ikën gruaja nga shtëpia, 37-vjeçari nuk vonon dhe kërkon ndihmën e Policisë

Nuk ka vonuar, por brenda ditës, një burrë 37-vjeçar në Durrës, ka kërkuar ndihmën e Policisë, për gjetjen e gruas, e cila i ishte larguar nga shtëpia.

Nga ana e saj, Policia, bënë të ditur se po punon për gjetjen e saj.

Komisariati i Policisë Durrës

Më datë 17. 08. 2018, ka bërë kallëzim shtetasi A. Sh., 37 vjeç, banues në Durrës, se më datë 17. 08. 2018, i është larguar nga banesa bashkëshortja, shtetasja B. Sh., banuese në Durrës. Policia po punon për gjetjen e saj.