Tirana zhgënjen tifozët, humb përballë Kamzës

Kamza ka bërë befasinë duke mposhtur Tiranën në ndeshjen e parë për sezonin e ri në Superligën Shqiptare.

Falë golit të Sebino Plakut në minutën e 90’ Kamza merr pikë të plota duke bërë një start të shkëlqyer.

Skuadra e Ze Marias zhgënjen sërish ndërsa javën e ardhshme do të presin Teutën.