Ndryshimi i kufijve/ Bytyçi: Serbët e ndihmuan Thaçin të vijë në pushtet, tani ...

Drejtori i qendrës për studime të Europës juglindore Enver Bytyçi, ka komentuar sërish idenë për një ndryshim kufijsh mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një intervistë për ABC news, Bytyçi, ka deklaruar se nëse do të kemi ndryshim kufijsh në Kosovë, atëherë duhet të kemi ndryshim kufijsh edhe në Bosnjë.

Sa i përket deklaratave të Thaçit, Bytyçi thekson se ai është ndihmuar nga serbët për të ardhur në pushtet me qëllim realizimin e kësaj ideje që po qarkullon së fundmi.

‘Ndarja e Kosovës ka qënë në rend dite prej dekatash. Ish-presidenti i Jugosllavise Qosic, i kishte rekomanduar Milloshevicit që zgjidhjen për Kosovën ta realizonte përmes ndarjes së saj, pasi sipas tij, një Kosovë unike brenda Serbisë do ishte gjithmonë problem dhe Serbia nuk do të mund ta mbante këtë barrë mbi shpinë për një periudhë të gjatë. Për këtë arsye them se ndarja e Kosovës është projekt i Milloshevicit. Nëse në kohën e bomardimeve të NATO-s në Kosovë, do ti jepej atij opsioni i ndarjes së Kosovës ai do të ndalonte luftën.

Ish-Kryeministri Xhinxhic opsion kryesor kishte ndarjen e Kosovës. Biles ai ka ndihmuar shumë që në pushtet të vinte Thaci pasi mendonte se me z. Thaci mund të bisedohej për këtë cështje, pasi me Rugovën ky opsion dihej që nuk mund të diskutohej.

Ceshtja është hapur publikisht dhe po diskutohet në mënyrë serioze, po diskutohet me shumë dëshirë sidomos nga Beogradi dhe Moska.

Kryeministri boshnjak takoi kancelaren Merkel për këtë cështje. Ndarja e Kosovës do të thotë ndarje e Bosnje Hercegovinës, pasi Republika Srpska në Bosnje do të ndjekë të njëjtin model.

Të njëjtin problem e kanë edhe udhëheqësit politikë të Maqedonisë të cilët janë të shqetësuar me opsionin e ndarjes së Kosovës.

Logjika të con që është ndërtuar një konspiracion me qëllim realizimin e ndarjes së Kosovës. Po shikoj se janë arranxhuar taktikat e këtyre përpjekjeve. Në fillim vetë Presidenti deklaroi se do të diskutohet ndarja e Kosovës, më pas foli për shkëmbim territoresh në mënyrë që të zbuste deklaratën e parë pasi e pa që reagimi ishte shumë i ashpër, dhe në fund ka modifikuar qëndrimin e tij duke thënë se jemi për “korrigjim kufinjsh”.

Një projekt serb i botuar këto ditë, na thotë se veriu i Kosovës me 4 komuna deri në urën e Ibrit do ti jepet Serbisë dhe vetëm Presheva do ti jepet Kosovës. Nëse ndodh kjo, në fund të procesit, as gjysma e Preshevës nuk do i jepet Kosovës, vetëm disa fshatra sa për të thënë që e bëmë shkëmbimin e territorit. Pra kemi një humbje të paktën 4 me 1 të territoreve.

Përvec kësaj në veriun e Kosovës janë pasuritë më të mëdha të Kosovës.

Sic thoshte në vitin 2004 studiuesi Patrik Moore, Serbia nuk është e interesuar për manastiret e Kosovës por ka interes vetëm për pasuritë e saj. 90 % e pasurive të Kosovës, me rezerva deri në 200 miliard dollarë, qëndrojnë në veri të Kosovës.

Nëse Beogradi realizon ndarjen e Kosovës dhe anekson 4 komunat në veri, ka arritur gjithçka.

Për ata kjo është arritje e dyfishtë pasi po e realizon në kushtet kur konsiderohej agresor, dhunues e barbar mbi një popull e një komb.

Nga ana tjetër Kosova ka një humbje të 100 fishtë sepse, humbet territoret më të pasura, më të rëndësishme e më të cmueshme të saj, pasi ju shkaktuan së paku 16 mijë viktima gjatë luftës, 20 mijë gra të përdhunuara, shkatërrimit të 60 % të objekteve të Kosovës dhe pas gjithë këtyre, Kosova i jep Serbisë atë që mund ti jepte më herët, por do kishte kursyer jetët e njerëzve, dramat, dëmet materiale që ju shkaktuar asaj nga makineria e luftës e Serbisë.

Në një dekleratë të djeshme, Thaci i quan kamikazë të gjithë ata që kundërshtojnë idenë e tij për ndarjen e Kosovës.

Në logjikën njërëzore, kamikazët janë pakicë, nuk mund të jenë shumicë.

Nëse zoti Thaci i quan kamikazë, shumicën e shqiptarëve që janë kundër idesë së tij, këtë do ta quaja lajthitje të jashtëzakonshme', tha Bytyçi