3 vjet në kërkim, arrestohet bosi i Ndragetës, ja çfarë kishte me vehte...

Mëngjesin e sotëm pas një operacioni, policia italiane ka vënë në pranga bosin e mafias kalabreze, Ndrangheta.

29-vjeçari Luixhi Abruceze kërkohej intensivisht që nga viti 2015. Ai ishte përfshirë në listën e të kërkuarve më të rrezikshëm.

Operacioni për arrestimin e tij u zhvillua nga ekipet e policisë në Cosenza dhe Catanzaro, me mbështetjen e Policisë Shkencore. Në momentin e ndalimit ai kishte me vete 2 armë, municion dhe një dokument të rremë.

Luixhi Abruceze ishte dënuar me 20 vjet burg për trafik droge.