Kujtohet themelimi i Rigës, ja ngjarjet kryesore të datës 18 Gusht

Sot data shënon 18 Gusht. Më poshtë do ju njohim me ngjarjet kryesore, cilat figura publike kanë lindur dhe kanë vdekur në këtë datë.

Ngjarje

1201 - Themelohet qyteti Riga.

1634 - Urbain Grandier, akuzohet dhe denohet për magji dhe digjet i gjallë në Loudun, Francë.

1848 - Camila O'Gorman dhe Ladislao Gutierrez ekzekutohen nën urdhër të diktatorit argjentinas Juan Manuel de Rosas.

1868 - Astronomi francez Pierre Jules César Janssen zbulon heliumin.

1877 - Asaph Hall zbulon Fobosin, hënën e Martianit.

1903 - Inxhenieri gjerman Karl Jatho fluturon me aeroplanin e tij të ndërtuar vetë katër muaj para flutrimit të Vllezërve Wright.

1904 - Chris Watson largohet nga posti Kryeministër i Astralisë dhe zëvendësohet nga George Reid.

1917 - Zjarr i madh në Thessaloniki, Greqi shkatërron afërsisht 32% të qytetit duke lënë rreth 70,000 njerëz pa shtëpi.

1958 - Novela kontraverze e shkrimtarit Vladimir Nabokov, Lolita, botohet në Shtetet e Bashkuara.

1963 - James Meredith është zezaku i parë që diplomohet në Universitetin e Misisipit.

1971 - Australia dhe Zelanda e Re vendosin t'i largojnë trupat nga Vietnami.

1989 - Vritet Luis Carlos Galán afër qytetit Bogotá në Kolumbi.

1992 - Banktoron Wang Laboratories.

2005 - Dennis Rader denohet me 175 vite burgim për shkak të BTK vrasjeve.

Lindje

1830 - Franc Jozef I, mbreti austriak nga viti 1848, deri 1867. mbret i monarkisë Austro-hungareze.

1887 - Ferit Vokopola, nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë

1933 - Roman Polanski, regjisor filmi amerikan me prejardhje polake.

1934 - Engjëll Berisha, muzikolog shqiptar.

1936 - Robert Redford, aktor amerikan.

1952 - Kastriot Islami, politikan shqiptar

1952 - Patrick Swayze, aktor amerikan (v. 2009)

1962 - Felipe Calderón, politikan meksikan

1969 - Edvard Norton, aktor amerikan.

1971 - Aphex Twin, muzikant anglez

1980 - Emir Spahiq, futbollist boshnjak.

1980 - Esteban Cambiasso, futbollist argjentinas

Vdekje

1227 - Xhingis kan (* rreth 1162.)

1765 - Franjo I. Stjepan, mbret i mbretërisë së shenjt romake (* 1708.).

1850 - Honore de Balzac, letrar francez (* 1799.)

1940 - Walter Chrysler, biznesmen amerikan themeluesi i Chrysler.