FOTO/ Kujdes nga kjo urë, mijëra shqiptarë kalojnë sipër saj, ja ku ndodhet

Shembja e urës në Genoa tre ditë më parë, ku humbën jetën 39 persona, mes tyre dhe dy shqiptarë, krijoi panik jo vetëm te italianët, por në shumicën e shteteve të Europës. Mes tyre edhe Shqipëria paralajmëroi kontrolle të urave.

E ndërsa frika dhe paniku te popullsia vazhdon, fotoja e kësaj ure që ndodhet në Malin e Zi po bën xhiron e web-eve.

Në foto shihet se në çfarë gjendje të mjerueshme ndodhet kjo urë në Malin e Zi, ku çdo vit kalojnë me mijëra shqiptarë të cilët duan të vizitojnë Budvën, Ulqinin apo Tivarin.