Trashi: Ndihem mirë si mbrojtës i majtë, ky mund të jetë viti i Partizanit

I zhgënjyer për debutimin me humbje por me besim se këtë vit Partizani mund të bëjë më mirë se vitet e kaluara. Në mikrofonin e Supersport Lorenc Trashi foli për paraqitjen e Partizanit në sfidën ndaj Skënderbeut dhe për pritshmëritë e sezonit.

90 minutësh i luftuar, skuadra ishin të barabarta. Vazhdon mallikimi i Korçës?

Fillimi i lojës nuk ishte aspak i mirë. Skënderbeu na vuri në presion ne u tërhoqëm disi. Në të dytën u balancua loja dhe ra pak ritmi.  Pjesa e tersit. Penalltitë na janë bërë makth. Jam i pakënaqur.

Si iu duket Partizani i këtij viti, është për kampion?

Unë mendoj që nga 4 vitet që kam te Partizani, ky është viti i Partizanit pa bujë, se herë e tjera na kenë bërë shumë bujë dhe kemi dështuar. Kësaj here mund të jetë më i mirë.

Keni biseduar me trajnerin për rolin si mbrojtës i majtë? 

Ndihem mirë si mbrojtës i majtë, më pëlqen, edhe trajneri këtë mendim ka. Në qoftë se trajneri do thotë kalo para unë do e bëj. Duke luajtur mbrojtës i majtë, do i hap mundësi lojtarëve që kanë ardhur.