Konflikti greko-turk zhvendoset në det, peshkatarët qëllojnë kundër ...

Peshkatarët në verilindje të Greqisë kanëngritur pretendime të reja për sjelljen e kolegëve të tyre turq dhe rojes bregdetare turke.

Duke folur për SKY TV, një peshkatar grek tha se një anije turke bregdetare e ndalonte anijen e tij pa asnjë arsye në ujërat ndërkombëtare dhe kërkonte të shihte letrat e tij.

Panagiotis Moschos, nga Shoqata Peshkatare Profesionale Limnos, tha se peshkatarët turq kanë hapur zjarr në anijet greke të peshkimit. Rrjetet e përdorura nga anijet më të mëdha greke po shkatërrohen gjithashtu.

Të enjten, Yiannis Manios, një peshkatar nga Kavala, tha se një koleg ishte qëlluar pranë ishullit të Samothraki, por roja bregdetare greke rekomandoi të mos e zmadhonte çështjen.

Në një njoftim të mëvonshëm, komanda e rojes bregdetare tha se akuzat do të "hetohen plotësisht".