Ish-lojtari i Milanit dhe i Juventusit opsion për sulmin e Napolit

Ish-sulmuesi i Milanit, Romës dhe Juventusit, Marco Boriello, mund të kalojë te Napoli në momentet e fundit të merkatos verore, e cila mbyllet pasditen e sotme..

Sipas gazetës “Tuttosport”,  Napoli dëshiron sulmuesin e Udineses, Kevin Lasagna, por nëse oferta e tyre nuk pranohet atëherë ata do vihen pas Boriellos.

Për Borrielon u fol që mund ta merrte edhe Interi.

Sulmuesi shikohet si një zëvendësues ideal nga ekipet e mëdha.