Reali do patjetër një ‘bomber’, këta janë kandidatët kryesorë

Timo Werner, Rodrigo dhe Mauro Icardi janë tre kandidatët për sulmin e Real Madridit.

“AS” shkruan se klubi nga “Santiago Bernabeu” kërkon një blerje të re në sulm për sezonin e ri.

Real Madridi u mposht nga Atletico Madrid me rezultatin 4-2 në Superkupën e Europës, ku u panë mjaft probleme tek ekipi i Lopeteguit.

“Los Blancos” ende nuk kanë sjellë një zëvendësues për Cristiano Ronaldon, i cili u largua në drejtim të Juventusit.

Për këtë arsye presidenti Florentino Perez kërkon të sjellë në Madrid një “bomber” të vërtetë.