Ndryshimet që kanë pësuar Barcelona dhe Real Madridi për 1 vit

Në gushtin e 2017-ës, Real Madridi dukej një forcë dominante në Spanjë, por tani pas një sezoni duket se Barcelona e ka marrë përsëri “fronin”.

12 muaj më parë, Neymar e la klubin e tij në baltë, pasi bëri një largim befasues për te Paris Saint-Germain, që detyroi Barcelonën dhe stafin teknik të saj që të rimendonte për objektivat e saj në treg.

Ata duhet të nxitoheshin për të gjetur zëvendësuesin e brazilianit, kurse ligat e Europës prisnin, duke ditur se gjiganti katalanas kishte 222 milionë euro në xhep për t’i shpenzuar.

Investimi që ata u desh të bëjnë ishte Ousmane Dembele e që u quajt historik, kurse Ernesto Valverde, i cili sapo kishte ardhur, nuk mund ta besonte se çfarë po ndodhte.

Sikur të mos ishte e mjaftueshme, në nivelin sportiv, Real Madridi e mposhti Barcelonën në Superkupën e Spanjës në të dyja ndeshjet, të parën e mundi në “Camp Nou” me rezultatin 3-1, kurse fitoi edhe Superkupën e Europës ku mundi Manchesterin.

12 muaj më vonë, situata është e njëjtë, por vendet kanë ndryshuar. Barcelona është shumë më solide këtë verë.

Largimi i Andres Iniestas nuk ka shkaktuar ndonjë vakum të madh dhe drejtori teknik e ka kryer detyrën e tij si më së miri.

E vetmja gjë që po i mungon është ardhja e një lojtari, por edhe ky nuk duket se është ndonjë prioritet për ta.

Në nivel sportiv, Barcelona e fitoi Superkupën e Spanjës dhe është gati që të fillojë edhe ligën, që është e kundërta e atmosferës në “Santiago Bernabeu”.

Real Madridi tani është pasqyrë e krizës së Barcelonës një vit përpara.

Klubi duket se ende nuk ka arritur ti mbulojë zbrazëtirat që lanë Zinedine Zidane dhe Cristiano Ronaldo, kurse tani ju duhet të bëjnë transferime të shpejta kur kanë mbetur vetëm edhe dy javë derisa afati i transferimeve të mbyllet.

Julen Lopetegui humbi ndeshjen e tij të parë, ashtu sikurse bëri Valverde para tij.

Si shtesë, humbja në Tallin ishte e dhimbshme, jo vetëm për faktin që e humbi një titull, por humbi nga rivali i qytetit të vet.