Kukësi-Torpedo/ Penallti për Kukësin, Rexhinaldo nuk fal nga 11 metra

Kukësi luan takimin e kthimit përballë Torpedo Kutaisit që zhvillohet në “Elbasan Arena”. Pas humbjes 5-2, në Gjerogji, skuadra e trajnerit Cungu nuk ka asgjë për të humbur në këtë sfidë, ndaj do të luajë gjithçka për gjithçka.

Nuk mungojnë surprizat në formacionet zyrtare, teksa trajneri shkodran ka ulur në stol Arbër Çyrbjan, teksa nga minuta e parë është hedhur Ethemi. Në krahun e djathtë të mbrojtjes do të rikthehet Maliqi, i cili mungoi në takimin e parë, ndërsa Rexhinaldo dhe Harba do të përbëjnë dyshen e sulmit. Por, ajo që lë për të dëshiruar, është prania e paktë e tifozëve në stadium, as 500 shikues gjithsej.