Rruhet si popull i thjeshte por udhëton si sheik me avion privat

‘Punë ka po nuk ka profesionistë’, kjo ishte moto që kryeministri Rama përdorte në fillimet e tij në krye të qeverisë, për të justifikuar paaftësinë e qeverisë së tij për të hapur vende të reja pune.

E për të vijuar edhe më tej improvizimet e tij bajate, kryeministri Rama organizonte takime të stisura, ku militantët e partisë së tij tregonin se si arrinin të punësoheshin.

Por kulmin e këtyre improvizimeve të turpshme dhe banale, Rama, e arriti sot, pas publikimit të video, ku ai trgeon veten e tij tek berberi teksa rruhet si popull i thjeshtë, e duke promovuar një ‘rini berberësh’. Nga ana tjetër kryeministri udhëton me avione private, sikur të ishte sheik.

Ja biseda e stisur e Ramës me të riun:

Rama: Po ça shkolle je ti?

Berberi: Në Fier, “Janaq Kilica” në Fier në gjimnaz, shkoj në vit të dytë sivjet.

Rama: Këtu vjen vetëm për verë e, punon me babain?

Berberi: Po, është viti i 8 që e ka babai sivjet.

Rama: Bravo!