FOTO/VIDEO spektakolare: Motoçiklisti nudo goditet nga makina, por ngrihet direkt në këmbë dhe...

Ky është momenti tronditës kur një person pas një përplasje të tmerrshme me motocikletë bie me kokë dhe pastaj ngrihet sërish në këmbë!

Ngjarja ndodhi në Vynohradiv në rajonin e Ukrainës Zakarpattia Oblast. Pamjet tregojnë dy burra burra nudo të cilët ishin në një motocikletë në momentin kur u përplasën kokë më kokë me një Mercedes.

Ngjarja mori rrjedhë interesante kur personi që u godit nga makina, pasi fluturoi në ajër u ngrit sërish në këmbë dhe sulmoi makinën që e goditi.

Përplasja ndodhi vetëm centimetra larg nga një këmbësor, i cili ishte duke qëndruar në anën e rrugës.

Gazeta lokale Zakarpattya tha se i plagosuri ishte dërguar në një spital lokal për t'u trajtuar.

Shihni fotot dhe videon spektakolare të këtij aksidenti të rrallë.