Kjo është e vërteta për transferimin e Michael Schumacherit në Mallorca

Ditën e djeshme qarkulloi lajmi se ish-kampioni i Botës në Formula 1, Michael Schumacher, është transferuar në Mallorca.

Pesë vite më parë ai pësoi një aksident duke bërë ski dhe qëndron në gjendje kome. Rreth tij nuk ka shumë informacion, pasi familja është munduar të ruajë privatësinë.

Zëdhënësi i familjes Schumacher përgënjeshtroi lajmin se gjermani do të transferohej nga Zvicra në Spanjë.

“Familja Schumacher nuk ka ndërmend të shkojë në Mallorca”, ishte komenti i tij i shkurtër.

Megjithatë, prona e blerë në Mallorca, e cila më parë ka qenë e presidentit të Realit, Florentino Perez, do të përdoret nga familja vetëm për pushime verore.