Vendoset e ardhmja e Berat Gjimshitit, do luajë te ky klub i Serie A

Berat Gjimshiti prej ditësh ka qenë në qendër të vëmendjes përsa i përket të ardhmes së tij. Ditët e fundit u shfaq edhe “pista” Sampdoria për të, por që nuk u realizua.

Sipas “Tutto Mercato Web”, Gjimishiti do të qëndrojë te Atalanta.

Ardhja e Rigonit do të mbyllë edhe merkaton për klubin. Me sa duket Atalanta do ti besojë më shumë shqiptarit këtë vit, i cili sezonin e fundit e mbylli te Benevento dhe ishte po ky ekip që interesohej për shërbimet e tij këtë merkato.