Deklarata e Zv. Kryeministrit Di Maio: Italia gati të anulojë të gjitha koncesionet për rrugët

“Shteti italian do të duhet të marrë nën menaxhim autostradat e vendit nëse kompanitë që i kanë me koncesion nuk janë në gjendje të bëjnë punën siç duhet.”

Kështu ka deklaruar zëvendëskryeministri Italian Luigi Di Maio sot gjatë një interviste në një radio italiane, rapoortn exit. Dy ditë pas shembjes së urës Morandi në Gjenova, ku mbeten të vrarë 39 persona, Luigi Di Maio tha gjithashtu, se kompania koncesionare duhet të kishte investuar më shumë në sigurinë e urës, në vend që të shqetësohej për fitimet.

Qeveria italiane ka vendosur të prishë kontratën me kompaninë që ka koncesionin e urës që u shemb, ‘Autostrade d’Italia’, si dhe i ka ka kërkuar drejtuesve të kompanisë që të dorëhiqen dhe të marrin përgjegjësi të plotë për aksidentin fatal.

Përveç kësaj, zëvendëskryeministri Di Maio tha se qeveria do të rishikojë e hetojë çdo kontratë koncesionare me kompanitë privatepër ndërtimin e rrugëve, dhe do t’ja kalojë shtetit përgjegjësinë për mirëmbajtjen e tyre në të ardhmen, duke i dhënë fund kështu një sistemi të menaxhimit privat që po përdoret në pjesën më të madhe të Evropës, e së fundmi po instalohet edhe në Shqipëri.