Moti, priten shira deri të premten

Moti gjatë kësaj jave pritej me kthjellime dhe vranësira kalimtare në zonat bregdetare. Më të shpeshta vranësirat në zonat e ulëta dhe kryesisht në zonat malore, shoqëruar pasditeve me shira të herëpashershëm. Nga e mërkurën deri të premten, rrebeshe të shkurtra shiu priten edhe në zonat qendrore, njofton Meteoalb.

Temperaturat kanë pësuar një rënie me 2°C që nga mëngjesi i së martës dhe rënia  do të vijoje e lehtë deri në fundjavë.