Lopetegui e nis si mos më keq, ja rekordi i zi që vendosi

Superkupa e Europës ka sjellë një statistikë të padëshiruar për Julen Lopeteguin, në debutimin e tij në ndeshje zyrtare në pankinën e Real Madrid. Fituesit në fuqi të Ligës së Kampioneve kanë zhgënjyer sidomos në mbrojtje, duke pësuar 4 gola, një statikë shumë negative, aq më shuëm në arenën ndërkombëtare.

Në fakt, gjatë dy viteve e gjysmë në drejtimin e Zinedin Zidan, Real Madrid nuk kishte pësuar asnjëherë më shumë se 3 gola në një ndeshje, ndërsa Lopetegui e provoi shijen e një disfate me një goleadë që në ndeshjen e tij të parë në drejtimin e gjigantëve spanjollë.

Për më tepër, Reali nuk pësonte 4 a më shumë gola në një finale ndërkombëtare që nga viti 1962. Asokohe, 56 vite më parë, në finalen e Kupës së Kampioneve ndaj Benfikës, madrilenët u mundën me shifrat 5-3.