Rrëshqasin dherat, bllokohet aksi Mirditë – Fushë Arrës

Disa pjesë të segmentit rrugor që lidh Mirditën me Fushë Arrëzin kanë pasur rrëshqitje të dherave si pasojë e reshjeve të shiut që ranë gjatë ditës së sotme.

Rrëshqitjet e dherave kanë çuar në bllokimin e aksit Mirëditë-Fushë Arrëz. Në vendngjarje do të dërgohen fadroma dhe një grup ekspertësh vlerësimi.

Nga rrëshqitjet e dherave nuk raportohen dëme në njerëz, ndërsa është njoftuar për rastin Emergjencat Civile dhe ARRSH.