VIDEO/ Shembet vila, gati ngritja e kullës tjetër tek rruga e Elbasanit

Me ardhjen e Erion Veliajt në krye të bashkisë Tiranë kullat në kryeqytet kanë filluar të lulëzojnë ndjeshëm.

Ku do nëpër Tiranë të sheh syri kulla të reja që po ndërtohet.

Këtë mani ai po e shpreh edhe duke shkatërruar Tiranën e vjetër dhe ndërtesat karakteristike të saj.

Vetëm pak metra mbi Liceun ‘Jordan Misja’, tek rruga e Elbasanit, është duke u ndërtuar një pallat, por për ndërtimin e tij po shembet një vilë e vjetër.

Denoncimi është bërë nga aktori i njohur Julian Dedaj, i cili ka bërë publike edhe pamjet e shembjes së vilës.

Kjo ndërtesë ka qenë e mbrojtur me ligj, por disa kohë më parë është hequr nga mbrojtja, duke i hapur rrugë shembjes dhe më pas ngritjes së pallatit shumëkatësh.