Tirana sërish pa drita, ja zonat dhe oraret

Sërish disa zona të Tiranës do të jenë pa energji elektrike gjate ditës së sotme.

Kryesisht energjia elektrike do të mungojë në oraret  e paradites.

OSHEE njofton se ndërprerja e energjisë po bëhet për shkak se po bëhen remonte.

Njoftim për abonentët e Rajonit Tiranë

Në kuadër të procesit të mirëmbajtjes së kabinave, Drejtoria Rajonale OSHEE Tirane do të kryejë sot punime në disa kabina, në oraret dhe zonat si më poshtë:

Kabinat Irfan Tomini 1 dhe Vau i Dejës

Ora 10:00-12:00

Zona: Qënder Selitë pjesërisht dhe rruga ‘Ndreko Rino’, pranë Institutit të Hidraulikës

 Kabina Veri 2

Ora 08:00-12:00

Zona: Shëngjergj pjesërisht

Kabinat K3 dhe K4

09:00-14:00

Zona pa energji: Kamëz pjesërisht