15 Gusht, ja ngjarjet e rëndësishme të ndodhura në këtë datë

Sot data shënon 15 Gusht. Më poshtë do ju njohim me ngjarjet kryesore, cilat figura publike kanë lindur dhe kanë vdekur në këtë datë.

Ngjarje

778 - Zhvillohet Lufta e Kalimit Roncevaux në të cilën vritet Rolandi.

1040 - Mbreti Dunkani I i Skocisë vritet në luftë nga kushëriri i tij i parë dhe rivali i tij Makbethi i Skocisë. (figura 1)

1057 - Mbreti Makbethi i Skocisë vritet në Luftën e Lumfananit nga forcat e Malkolmit III të Skocisë.

1261 - Michael VIII Palaeologus emërohet Perandor Bizantin në Konstantinopol.

1461 - Trapezunt i dorëzohet Sulltan Mehmetit II. Ky është fundi i Perandorisë Bizantine. Perandori Davidi larghet në egzil dhe më vonë vritet.

1519 - Themelohet qyteti Panama City, Panama. (figura 2)

1537 - Themelohet qyteti Asunción, Paraguai. (figura 3)

1540 - Themelohet qyteti Arequipa, Peru. (figura 4)

1769 - Lind Napoleon Bonaparti. (figura 5)

1824 - Shtetet e Bashkuara transportojnë robër nga Liberia.

1877 - Thomas Edison, bën incizimin e parë, "Mary Had a Little Lamb."

1914 - Lëshohet në qarkullim Kanali i Panamasë.

1945 - LDB: Dita e dorëzimit të forcave japoneze gjatë luftës së dytë botërore, për t'u dorëzuar zyrtarisht më 2 shtator 1945.

1945 - LDB: Dita Koreane e çlirimit.

1947 - India pavarësohet nga Mbretëria e Bashkuar.

1947 - Themeluesi i Pakistanit, Muhammad Ali Jinnah betohet si Guvernatori i parë Gjeneral i Pakistanit, në Karachi.

1960 - Republika e Kongos shpall pavarësi nga Franca.

1965 - Beatles luajnë para një publiku rreth 60,000 tifozësh në Shea Stadium nëNew York City.

1971 - Presidenti amerikan Richard Nixon përfundon konvertabilitetin e Dollarit Amerikan në ar.

1971 - Dita e çlirimit të Bahrainit.

1975 - Vritet Sheik Mujibur Rehman së bashku me familjen e tij përveç Haseena Wajidqë mbetet gjallë.

1993 - Japonezja Junko Asari fiton maratonën e femrave në Kampionatin Botërorë të Atletikës në Stuttgart.

1998 - Burgoset komandanti i ZOK-ut te UÇK-se Abdullah Tahiri

Lindje

1769 - Napoleon Bonaparte, mbret dhe udhëheqës ushtarak francez († 1821)

1870 - Josif Bageri, poet dhe publicist shqiptar

1883 - Ivan Meshtroviq, arkitekt dhe skulptor kroat

1885 - Edna Ferber, shkrimtare amerikane

1936 - Bardhyl Çaushi, gjykatës, mësimdhënës dhe veprimtar politik

1972 - Ben Affleck, aktor amerikan

1990 - Jennifer Lawrence, aktore amerikane

Vdekje

1498 - Izabela e Aragonisë dhe Kastiles, mbretëreshë portugeze

1936 - Grazia Deledda, shkrimtare italiane, nobeliste

1997 - Çesk Zadeja, kompozitor shqiptarë (l. 1927)

2000 - Ena Begoviq, aktore kroate (l. 1960)

2012 - Arbën Xhaferri, politikan shqiptar (l. 1948)

Festa dhe përvjetore

Dita e Marias ,nënës së Krishtit... Festohet dhe ne trevat tona.