FOTO/ Harta e Kosovës në qiell, ish-presidenti Nishani: Edhe Zoti e shkroi me dorë t’vet

Ish-presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani ka publikuar në rrjetin social ‘Facebook’ një foto ku siç shihet një pjesë e reve  mbi territorin e Kosovës është shfaqur ngjashëm me hartën e shtetit të Kosovës..

Këtë gjë e ka vërejtur ish-presidenti shqiptar, Bujar Nishani, i cili e ka publikuar këtë pamje me një kërkesë.

“Kjo pamje është mbi qiell të Kosovës. ‘Edhe Zoti e shkroi me dorë të vetë’. Respektojeni!”, ka shkruar Nishani.

Ndërkohë, Nishani nuk ka treguar se kur është realizuar kjo fotografi dhe nuk ka dhënë detaje të tjera për vendin ku është realizuar.

Bujar Nishani është shprehur kundër idesë së presidentit Hashim Thaçi për ‘korrigjim kufijsh’ me Serbinë duke e konsideruar si të rrezikshme dhe luftënxitëse.