VIDEO si në filma/ Policët e veshur si turistë arrestojnë tmerrin e pushuesve

Tre policë në Spanjë, në plazhin Playa de Palma në Majorca kanë arrestuar një hajdut, rumun pasi prej muajsh vidhte turistët në plazhin shumë të frekuentuar të Spanjës.

Në momentin e arrestimit ai mundohet të largohet, por nuk ia arrijnë qëllimit.

Ndërkohë që pasi prangoset atij i janë gjendur dhe sendet e vjedhura si telefona apo pajisje të tjera.

Sipas policisë hajduti është 27-vjeçar është rumun dhe besohet të jetë pjesë e një grupi kriminal që për cak kanë pushuesit në plazhet e bukura të Spanjës.

27-vjeçari priste që pushuesit të lënë çantat diku dhe pasi shpërqendroheshin ai i vidhte.

Ndërkohë ai nuk është i panjohur për policinë spanjolle pasi së bashku me një spanjoll kishte kryer dhe më parë vepra penale, të tilla.