Barcelona, Real, Chelsea apo City? Miralem Pjanic do të veshë këtë fanellë

Miralem Pjanic për momentin është i paprekshëm. Në këtë merkato verore ai u kërkua së pari nga Barcelona, pastaj nga Chelsea dhe Manchester City.

Në Premier Ligë, në fund, askush nuk mori hapa konkretë dhe Reali i Madridit ishte përfshirë gjithashtu në garë për boshnjakun.

Klubi spanjoll ka paraqitur fshehurazi përmes ndërmjetësve një ofertë prej 60 milionë eurosh për Miralem Pjanic.

Dyshja Marotta-Paratici ka analizuar propozimin e madrilenëve dhe ka thënë “Jo”.

Pjanic në planet e Juventusit është pothuajse i blinduar. Vetëm për një ofertë prej 100 milionë eurosh ai mund të largohet nga Torino.