Koreani i Tottenhamit bën të pamundurën për të shmangur detyrimin ushtarak

Në disa vende të botës nuk ka rëndësi nëse je futbollist profesionist ose jo. Rregullat dhe urdhrat e shtetit duhet të respektohen.

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur me yllin koreanojugor të Tottenham Hotspur, Son Heung-min, i cili ka fluturuar me përfaqësuesen e tij në Indonezi ku zhvillohen “Lojërat  Aziatike” të vitit 2018.

Mesfushori 26-vjeçar i duhet të fitojë medoemos për të shmangur detyrimin e kryerjes së shërbimit ushtarak për dy vite në vendlindje, që vlen për të gjithë djemtë poshtë moshën 27-vjeçare.

Ai ka marrë lejen e teknikut të Spurs-ave, Mauricio Pochettino, i cili i ka dhënë leje të përfaqësojë Korenë e Jugut.

Njëri prej lojtarëve kryesorë të skuadrës londineze, Son, do të mungojë në tre takimet e para të Premier League, ku midis tyre është edhe supersfida me Manchester United.