Kamzaliu shkon në Pukë dhe ndërton puset pa leje në mes të rrugës

Çuditë pasojnë njëra-tjetrën. Më e fundit vjen nga Puka, ku një 77-vjeçar, “i ngritur” nga Kamza ku banonte, ka shkuar dhe ka hapur një puset, pa leje, dhe në mes të rrugës.

Pas kësaj, dosja ndaj tij bashkë me materialet e saj u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Pukë

Komisariati i Policisë Pukë

Më datë 12. 08. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Pukë, për shtetasin P. D., vjeç 77, banues në Kamëz, pasi në aksin rrugor Midhe – Qafë Tmugu, ka ndërtuar një puset me beton dhe hekur pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.