VIDEO/ E tmerrshme, e reja vritet në ditëlindjen e saj

Një vajzë e re 24 vjeç është vrarë tragjikisht në ditën e saj të lindjes.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Brazil, jashtë shtëpisë së 24-vjeçares ku ajo ishte mbledhur me miqtë për të festuar ditëlindjen.

Eliana Ferreira Campos ishte viktima e parë e vrasjes së 3-fishtë.

Kamerat e sigurisë në rrugë kanë filmuar momentin e rëndë. Një grup njerëzisht afrohet dhe nisin t’i sulmojnë fizikisht.

Më pas nxjerrin armët dhe qëllojnë ndaj tyre.

Dy viktimat e tjera më pas u identifikuan si Paloma de Oliveira Guimaraes 26 vjeç dhe Edmundo Cristian Ferreira de Matos 18 vjeç.

Tre autorët e dyshuar u arrestuan më vonë nga policia. Dyshohet se shkak i vrasjes së trefishtë të ketë qenë lufta e bandave për kontroll territori.

Njëri prej të arrestuarve i tha policisë se nuk pendohej për veprimin e tij. Madje ai shtoi se së bashku me anëtarët e tjerë të grupit kishin planifikuar të vrisnin më shumë njerëz në ditëlindjen e 24-vjeçares.

Disa persona që ishin në ditëlindjen e Eliana Ferreira Campos kanë qenë rivalë të bandës së vrasësve. /tvklan