Makina merr flakë, shpëton familja e emigrantëve shqiptarë

Një makinë është djegur në rrugën Krahës-Mallakastër.

Automjeti ishte në ecje në drejtim të Tepelenës kur papritur është përfshirë nga flakët.

Fatmirësisht nuk ngjarja nuk ka persona të lënduar.

Mësohet se në makinë po udhëtonte një familje emigrantësh shqiptarë dhe po shkonin Greqisë.

Për momentin rruga kombëtare është e bllokuar pranë fshatit Krahës në afërsi të kufirit mes Tepelenës dhe Mallakastrës.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbulimin e shkaqeve të zjarrit.