E duan te Juventusi dhe Manchester United, Diego Godin vendos për të ardhmen

Arrihet marrëveshja mes Atletico Madrid dhe kapitenit Diego Godin për rinovimin e kontratës.

Lajmin e ka bërë të ditur “Marca”, e cila shkruan se uruguaiani do të firmosë deri në vitin 2021 me skuadrën e drejtuar nga Diego Simeone.

Atletico Madrid ka vendosur në këtë mënyrë të shpërblejë mbrojtësin, pasi ky i fundit refuzoi ofertat e Juventus dhe Manchester United gjatë kësaj vere, që ishin të gatshëm të paguanin klauzolën prej 20 milionë eurosh, që prishte kontratën e tij me “Los Colchoneros”.

Godin, që luan me Atletico që kur u ble nga Benfica në vitin 2010, do të ketë një klauzolë të re prej 50 milionë eurosh.