Aksident i rëndë në Elbasan

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në mëngjes në Elbasan.

Një makinë ka dalë nga rruga në afërsi të fshatit Lolaj, në rrugën Elbasan- Peqin.

Makina tip ‘Suzuki’ me targa AA 830 BK, me drejtues 26-vjeçarin me inicialet E. F., banues në fshatin Pekisht të Peqinit ka dalë nga rruga dhe është aksidentuar.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit, i cili u transportua në spitalin rajonal të Elbasan.

I riu mësohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.