Kim Kardashian dhe Trump vetëm në zyre? Kanye West 'plas' nga xhelozia dhe habit me komentin

Kim takohet me Trump për të liruar gjyshen në burg, Kanye 'plas' nga xhelozia.

Kanye West ka deklaruar mbështetjen e tij për Donald Trump, por e quajti "ngacmues" kur u pyet se sa besim kishte tek ai, kur ishte në një dhomë me Kim.

I ftuar tek emisioni i Jimmy Kimmel, reperi dhe stilisti i famshëm shprehu sërish mbështetjen për Trumo duke shpjeguar se njerëzit e tjerë nuk mund të kontrollojnë veprimet e tij.

"Vetëm si muzikant, afriko-amerikan, çdo njeri pranë meje u përpoq të zgjidhte kandidat për mua dhe më pas më thoshin, se nuk mund të tregoja se e pëlqej Trump", tha ai.

Nuk mungoi pyetja për mendimin e tij rreth takimit të Kim me Trump për çështjen e gjyshes, që ishte dënuar me burg të përjetshëm, e cila arriti të lirohej falë bukuroshes së famshme.

Kimmel: A jeni shqetësuar që ka qenë e vetme në një zyrë me Presidentin Trump?

Kanye: Epo, ai është ngacmues.

Ndërsa kur u pyet, nëse Trump i mbështet njerëzit me ngjyrë, Kanye zgjodhi të mos përgjigjej.