FOTO/ Incidenti, modelja shqiptare Angela Martini 'plagoset' në ishullin e Mykonosit

Angela Martini po shijon jetën pas martesës. Ajo bashkë me bashkëshortin milioner, Dragos Savulescu, i kanë filluar pushimet prej disa ditësh dhe për këtë qëllim kanë zgjedhur ishullin e famshëm grek të Mykonosit.

Në rrjete sociale, modelja është kujdesur që të publikojë kohë pas kohe pamje nga vendet që po vizitojnë. Pas disa ditëve qëndrimi në Bodrum, çifti kanë udhëtuar për në Mykonos, ku po kalojnë momente të paharruara.

Por një incident duket se ia ka prishur paksa kënaqësinë e pushimit Angelës, pasi ajo është plagosur në gju. Në imazhet që solli në InstaStory duket se nuk është diçka shqetësuese dhe se ajo është mirë.