Plagosje me thikë në Shkodër, ja çfarë thotë policia

Një burrë i moshës 50-vjeç është plagosur me thikë sot në qytetin e Shkodrës dhe është dërguar menjëherë në spitalin e qytetit për të marrë ndihmën mjekësore.

Për këtë ngjarje të ndodhur ne mesditë policia ka dhënë një informacion paraprak.

“Me datë 12.08.2018, ora 13.55 jemi njoftuar se është paraqitur në Spitalin Rajonal Shkodër shtetasi Sh. A. 50 vjec, i cili është goditur me mjete prerëse (thikë), jashtë rreziku për jetën.

Nga informacionet e paraprake, ngjarja ka ndodhur në një lokal në lagjen “Partizani” për motive të dobeta.

Identifikohet autori dyshuar dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit Y. Sh. 40 vjec banues në Shkodër.

Po punohet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.”