Gjëma e mbrëmshme s’duhet të përsëritet!

Deputetja e PS-se, Elisa Spiropali ka dale me nje propozim lidhur me masat urgjente që duhen marre ne menyre qe gjema te tilla, si ajo e mbremshmja në Selenice te mos përsëriten!!!

Kaq tha pak a shumë zonja...të tjerat ishin masa për çarmatim që kanë filluar në këtë vend që pas çlirimit.

Tani po ndalem pak te propozimi i Deputetes.

Dje na u tha që "Gjëmëmadhi" që vrau 8 e plagosi 7, ne fshatin Resulaj ishte i sëmurë psiqik. Kjo u duk edhe te sms-ja që Ai më pas i dërgoi Kryeministrit të vendit. Atëhere se si mund ti thuhet një të sëmuri psiqik: Mos e përsërit këtë gjëmë! - vetëm Spiropali mund ta dijë!!!

Duke vrarë mendjen, veprimi i parë që më shkoj në mënd pas kësaj gjëme ishte tu propozoj autoriteteve shtetërore një PPP tjetër: Të jepet me PPP kontrolli i të sëmurëve mendorë!

Të bëhet një check up i ngjashëm me atë që kemi sot për sëmundjet e tjera.Tek e fundit një i sëmurë me veshka nuk të vret si të vret një psikopat! Një i sëmurë psiqik vret apo rreh çdo ditë. Dje vrau 8 vetë. Po nesër? Në fund, këtë PPP do e pranojë edhe DASH edhe Banka Botërore edhe BE. Shpëtojnë edhe ato me Ne.

Në përpjekje për ta pjekur këtë propozim, marr në telefon një mikun tim mjek dhe ja them si ide. Mjeku pasi më dëgjon më thotë prerë:

Nuk bëhet!

Pse ?- pyes Unë.

Sepse kjo kategori të sëmurësh nuk mund të kontrollohen dot masivisht.

E para, kjo lloj sëmundje punon me "Wireles" jo me "kabëll".

Së dyti, këto sëmundje i konstaton shtëpia ose familjarët e të sëmurit. Tjetër, kjo kategori nuk shkon me vullnet të kontrollohen te mjeku. Kështu fjala vjen një i sëmurë i tillë pasi kalon në krizë i fshihet kujtesa, emrat, vitet, personazhet etj. Sado të sforcohet të njohë në TV zonjën Spiropali kur flet për këto tema, memoria e të sëmurit i shfaq shoqen Lenka, Vito, apo heroinat Shkurte Vata etj. Kështu që gjëmat janë vështirë ti parandalosh apo ti ndalosh me thirrje të tipit Spiropali.

Në këto kushte hoqa dorë nga prozimi për PPP, dhe hodha vetëm këtë status për saktësi.